Site icon Tetova Expres

Zyrtare: Gjykata Kushtetuese vendosi të mos votojë sot për ligjin e gjuhës shqipe, do të mbahet seancë përgatitore

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot mban seancë për nisjen ose jo të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të gjuhëve që që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe në shtet.

10:30– Pas diskutimeve të gjykatësve rreth seancës përgatitore, gjykata votoi që të ndodhë e njëjta me qëllim dëgjimin e shumë palëve, ekspertëve juridik në këtë rast, që mund të shprehin këndvështrime të ndryshme rreth Ligjit në fjalë, raporton Portalb.mk.

Vazhdon seanca, nuk dihet data e saktë për mbajtjen e seancës përgatitore

10:19– Gjykatësja Elizabeta Dukoska ka kërkuar seancë përgatitore, ku do të ftohen ekspertë nga jashtë dhe do të shqyrtohen në detaje të gjithë pjesët e Ligjit për Gjuhët, me qëllim sqarimin e saktë të gjendjes faktike dhe juridike, shkruan Portalb.mk.

Sipas kryetarit të gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski propozimi duhet pranuar për ta bind opinionin për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

Nga ana tjetër gjykatësja Dobrilla Kacarska është shprehur kundër këtij lloji të seancës, sepse, sipas saj, gjykata është ajo që duhet ta thotë fjalën përfundimtare, sepse është çështje juridike dhe jo mendim për ndonjë lëmi tjetër.

Ana Pavllovska Daneva ka përkrahur propozimin që të ketë seancë përgatitore. “Unë jam 20 vjet eksperte e Kushtetutës, por ka fusha që unë si di, dhe nuk është negative nëse kemi rastin të dëgjojmë edhe profesorë tjerë të Kushtetutës dhe t’i dëgjojmë argumentet e tyre. Fundja, jemi gjykatë dhe duhet t’i dëgjojmë të dy anët. Pse mbahen seancat përgatitore? Për t’i dëgjuar dy anët.

Advertisement

9:57: Seanca e Gjykatës Kushtetuese ku në rend dite është Ligji për Gjuhën Shqipe ka nisur në mungesë të dy gjykatësve shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, raporton Portalb.mk.

Në fillim te seancës gjykatësi Fatmir Skender ka kërkuar që seanca të shtyhet për dy javë, ku prezent do të jenë edhe dy gjykatësit shqiptarë dhe përbërja e gjykatës do të jetë e plotë.

Propozimi i gjykatësit Skender është votuar kundër, ky i fundit ka lëshuar seancën, dhe seanca po vazhdon.

 

Advertisement
Exit mobile version