Site icon Tetova Expres

Sela: Gjuha shqipe duhet të jetë shtyllë që na bashkon dhe jo subjekt që përçanë shqiptarët

Ziadin Sela, nga Fronti Europian sot gjatë fjalimit para Gjykatës Kushtetuese tha se gjuha është një nga elementet e stabilitetit dhe kohezionit të ardhmërisë së Maqedonisë së Veriut.

“Kur jemi tek gjuha dhe faktori shqiptarë, gjuha, avancimi i saj, zbatimi i saj duhet të jetë shtyllë që na bashkon të gjithëve, e cila shkon përtej ndasive politike dhe asesi nuk duhet të jetë subjekt i përqarjes dhe akuzash ndërmjet nesh”, tha Sela.

Ai tha se jemi këtu për të mbrojtur këtu gjuhën, stabilitetin, paqen, por jemi këtu, siç tha, që nuk do të heqim dorë nga vetvetja.

Sela u bëri thirrje që të mbizotërojë arsyeja, ndërsa të gjithë tendencave për ta abroguar gjuhën shqipe, ne, shtoi ai, do t’u përgjigjemi me avancimin e mëtejshëm të saj.

Exit mobile version