Site icon Tetova Expres

Kryetari i Kushtetuese: Ne do të vazhdojmë të veprojmë në kontestimet për Ligjin e Gjuhëve, mos lejojmë qytetarët të manipulohen dhe gënjehen nga politikanët

Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se vendimi i sotëm të për shtyrjen e seancës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Gjuhët, nuk duhet të kuptohet si dobësi, shkruan TV21.

Kostadinovski tha se Gjykata do të vazhdojë të veprojë mbi këtë lëndë.

“Vendimi i sotëm. Në asnjë mënyrë nuk dua nga askush të kuptohet si dobësi, ose nënshtrim ndaj presionit të dikujt. Thash edhe në seancë, ne vazhdojmë me veprimin për atë lëndë. Është lënda më e vjetër në këtë gjykatë, më tepër se 5 vjet. Vendimi i sotëm duhet të interpretohet si akt i lartë i qasjes së përgjegjshme dhe respekt e obligim ndaj qytetarëve, të mos lejojmë të manipulohen dhe gënjehen nga politikanët”, tha Kostadinovski.

Exit mobile version