Site icon Tetova Expres

Gjykatësi Fatmir Skender braktis seancën në Kushtetuese

Një gjykatës e ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët

Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skenderi. Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykatësi Skenderi paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skenderi braktisi seancën.

Exit mobile version