Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: LIVERPULI SKUADRA VETME ME PIKË MAKSIMALE

Liverpool's Cody Gakpo celebrates after scoring his side's second goal during the Champions League opening phase soccer match between Liverpool and Real Madrid at Anfield Stadium, Liverpool, England, Wednesday, Nov. 27, 2024. (AP Photo/Jon Super)

Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë sjellë tashmë edhe verdiktet e para të këtij edicioni për gazën në grupe të turneut, që ka ndryshuar dhe tani është me një tabelë të përbashkët klasifikimi.

Liverpuli me 18 pikë të fituara në 6 ndeshje, është bërë skuadra e parë që siguron matematikisht kalimin në fazën tjetër dhe me shumë mundësi, ka siguruar edhe praninë mes 8 ekipeve më të mira.

Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës është Lajpcigu, i cili pritej të ishte pjesëmarrës në fazën me eliminim direkt, por pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura, bëhet skuadra e parë që nuk ka matematikisht shanse për të vazhduar më tej.

Në tetëshen e parë bie në sy prania e emrave si Aston Vila dhe Brest që presin vetëm konfirmimin matematikor të kualifikimit, teksa kanë shanse të mira të mbeten në këtë grup të ekipeve. Por situata në renditje do të jetë më e qartë pas 9-të ndeshjeve të sotme .

Me ndeshjet e xhiros së gjatë përfundojnë aktivitet për këtë vit, ndërsa raundi i 7-të do të luhet me 21 dhe 22 shkurt 2025  Shaban Sinani/ TV Koha

Advertisement
Exit mobile version