Federata e skjimit të Maqedonisë së Veriut ka hartuar plan program për fillimin e sezonit të ri të skijimit, ndërsa prioritet i saj mbetet organizimi i garës ndërkombëtare ‘’Kupa e Sharrit 2025’’ dhe disa garave për grup moshat e reja
Sezoni i ri sporteve dimërore në veçanti atij të skijimit këtë vit me kohë ka filluar në të gjitha qendrat e njohura të skijimit me garat e nivelit botërorë , ndërsa përgatitjet e duhura për fillimin e sezonit të ri 2024/2025 të skijimit i ka bërë edhe Federata e skijimit të Maqedonisë së Veroiut. Nënkryetari Dardan Dehari tha se Federata hartua planin e saj dhe përgatitjet intensive fillon nga jave ardhshme kur edhe do të fillojnë me gara, ndërsa pritet edhe kësaj radhe mbetet organizimi i garës ndërkombëtare për sendor Kupa e Sharrit edhe pse çdo gjë varet nga kushtet klimatike dhe sasia e borës në shtigjet e Qendrës turistike dimërore Kodra e Diellit.
‘’Vitin e kaluar ishim shumë pranë organizimit sepse kishim edhe një plan B që të shkojmë në një shtet fqinjë që ta organizojmë mirëpo edhe atje kushtet klimatike nuk na premtuan dhe mbeti pa u organizuar. Mendoj që këtë vit do të arrijmë që ta organizojmë . Është çështja më shumë te kushtet klimatike se sa te organizimi i Federatës dhe klubeve apo elementeve të cilat duhen për të organizua një garë. Mendoj që me ata jemi të gatshëm dhe të përgatitur që ta realizojmë. Neve kemi dëshirë që kupa e Sharrit të organizohet aty ku e ka vendin në Kodrën e Diellit. Prandaj pikë pyetja më e madhe janë kushte klimatike bora’’ Tha nënkryetari Federatës së skijimit Dardan Dehari
Krahas garave që do të organizohen në qendra të ndryshme dimërore, nënkryetari Federatës së skijimit Dardan Dehari premtoi se gara vendore do të organizohen edhe në shtigjet e Kodrës së Diellit.
‘’Po, ne kemi bërë një plan program për garat republikane kryesisht janë ato për moshat e ultë d.m.th për fatosa, pionier të ri, pionier të vjetër. Kemi hartua edhe një program për gara ndërkombëtare të cilat do të jenë krahas Kupës së Sharrit dhe mendoj që nëqoftëse Kupa e Sharrit do të organizohet e cila është prioritet njëkohësisht do të organizohen edhe garat tjera ndërkombëtare në vendin tonë’’ tha nënkryetari Dardan Dehari.
Aktualisht në Kodrën e Diellit ka një sasi sado pak të bollshme që klubet dhe shkollat e skijimit të fillojnë me përgatitje të garave të tyre që kanë program për sezonin e ri. SHABAN SINANI TV KOHA