Site icon Tetova Expres

Sela në OnTime: Mbrojmë dhe kërkojmë zgjidhje afatgjate të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut

Sela në OnTime: Mbrojmë dhe kërkojmë zgjidhje afatgjate të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, mbrëmë në emisionin OnTime në Televizionin Koha tha se protestat e inicuara nga Fronti Europian, para Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë deri sa të bëhet e qartë se gjuha shqipe nuk është në rrezik. Sela bëri me dije se përveç kësaj forme proteste Aleanca për Shqiptarët do të mundohet që të gjejë një zgjidhje afatgjate që gjuha shqipe të mos mbetet peng i dëshirave nacionaliste të palës maqedonase. Kreu i ASH-së, Sela njoftoi opinionin se si një nga përpiluesit e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk do të lëshojë pej në ndryshimin e të njëjtit, pasi që sipas tij, çdo nëdrhyrjhe do ta tjetërsonte plotësisht këtë të arritur shekullore të shqiptarëve, sipas tij. Në emision gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e destabilizimiz të shtetit të Maqedonisë së Veriut pas, siç tha Sela, mohim dhe zhbërje e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Bindja e tij ishte se destabilizim po nxisin pikërisht partitë në pushtet, në këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe që sipas tij, partitë shqiptare po heshtin shkaku i pozicioneve që i kanë fituar. Sela gjithashtu foli edhe për partinë e ASH-së e cila u nda para zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ende nuk është e qartë se kujt do i mbetet partia në fund, Selës apo Taravarit. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në videon e plotë nga emisioni në kanalin zyrtar të TV-Kohës në Facebook.

Exit mobile version