Një qytetar i Maqedonisë u gjet i vdekur në qendrën e njohur për skijim “Bansko”, në Bullgari. Sipas mediave bullgare, shkaku më i mundshëm i vdekjes është infarkti i zemrës.
Ngjarja ndodhi dje pasdite në pistën “Shiligarnika”.
Sipas deklaratave të shpëtimtarëve, 52-vjeçari po ngjitej në një pjesë të pistës. Blagovest Obecanov, kreu i ekipit vullnetar të shpëtimit në Bansko, tregoi si u gjet trupi:
“Një nga punonjësit e teleferikut njoftoi Shërbimin e Alpinistëve në ‘Shiligarnika’ për një person të pavetëdijshëm. Djemtë reaguan shpejt, shkuan në terren dhe filluan me ringjalljen, që ka zgjatur rreth 40 minuta. Ekipi i ndihmës së shpejtë arriti, por vetëm konstatuan se nuk kishte aktivitet të zemrës. Personi pati një infarkt të madh”, raportojnë mediat bullgare.