Connect with us

Sport

NBA: Përcaktohen çiftet e çerekfinales, 8 skuadra duelojnë për trofeun

Published

on

Sezoni 2024-2025 në NBA do të ndalet për ndeshjet e Kupës së NBA-s , që do të luajë sezonin e tij të dytë. Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 11-dhjetor.

Ndeshjet gjysmë finale do të luhen më 14 dhjetor dhe finalja e Kupës së NBA-s do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor. Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që u eliminua më herët. Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA.

 

Kupa e NBA-s, çerekfinale

Milluoki – Orlando,

Advertisement

Nju Jorku – Atlanta,

Oklahoma – Dallas,

Hjuston – Golden Stejt

Sport

Nuredin Dervishi shpallet karateisti më i mirë në Maqedoni në kategorinë e seniorëve

Published

on

Federata e Karatesë e RMV shpall karatistët më të suksesshëm të vitit 2025

Federata e Karatesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur karatistët më të suksesshëm për vitin 2025. Ndër sportistët e dalluar janë edhe garuesit e klubit të karatesë “Uskana” nga Kërçova, të cilët u nderuan për rezultatet e jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit.
Sportistët e vitit 2025 nga Kërçova, të shpallur fillimisht nga Shoqata “Votra” dhe tashmë edhe nga Federata e Karatesë e RMV,

Nuredin Dervishi – vendi i parë 🥇 në kategorinë e seniorëve

Blerina Zendeli – vendi i parë 🥇 në kategorinë e juniorëve

Përveç tyre u vlerësua dhe
Veron Dervishi – vendi i dytë 🥈 në kategorinë e kadetëve
Ndërkohë, Nexhbi Dervishi, seleksionues në Federatën e Karatesë së RMV, kishte nderin të ndajë mirënjohje për sportistët më të mirë në kategoritë e juniorëve dhe seniorëve.

Urime kampionëve! Puna dhe sukseset tuaja gjatë vitit 2025 u kurorëzuan me këto mirënjohje me vlerë të madhe.
Ju jeni krenaria e Kërçovës dhe na nderoni kudo që shkoni.

Shpresojmë që këto suksese të bien në sy edhe të autoriteteve të Komunës së Kërçovës, për t’i vlerësuar kampionët tanë ashtu siç e meritojnë.
Suksese edhe në vazhdim! Ju priftë e mbara!

Advertisement
Continue Reading

Sport

Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”. Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.

Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së. Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën.

Continue Reading

Sport

EUROPA LEAGUE: LYON DHE ASTON VILLA KUALIFIKOHEN NË 1/8 E FINALES 

Published

on

Mbërë  janë  zhvilluar 18 ndeshjet e  para  fundit  të  fazës së ligës  në Europa Ligë. Me fitoret respektive, Lyon dhe Aston Villa kanë siguruar kualifikim në  fazën e 1/8-ave të finales duke u bërë dy skuadrat e paratë kualifikuara.

 Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të shtatë të Europa Ligë , faza e parafundit e këtij edicioni, duke dhuruar emocione, gola dhe rezultate vendimtare për renditjen.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Seltik ndanë nga një pikë në një duel emocionues. Skuadra skoceze e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (0-2), pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja të japonezit Reo Hatate, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.

Në fraksionin e dytë, italianët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe reaguan fuqishëm, duke barazuar rezultatin me golat e Dallinga në minutën e 58-të dhe Rowe në të 72-ën.

Lyon vijon marshimin perfekt në këtë kompeticion. Francezët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Young Boys dhe, bashkë me Aston Villa, kryesojnë renditjen me pikë të plota. Anglezët nga ana e tyre siguruan një fitore minimale, por të çmuar, 0-1 në fushën e Fenerbahçes, falë golit të Jadon Sancho.

Advertisement

Emocione pati në sfidën Porto–Plzen, e cila u mbyll 1-1, me portugezët që shmangën humbjen në fund. Feyenoord nuk gaboi përpara tifozëve të vet, duke mposhtur bindshëm 3-0  Sturm Graz.  Freiburg fitoi minimalisht 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, një sukses që e vendos ekipin gjerman në pozita të favorshme për kualifikimin.

Spektakël i vërtetë u pa në derbin nordik mes Brann dhe Midtjylland, ku ndeshja përfundoi 3-3. Norvegjezët arritën barazimin falë një penalltie në minutat shtesë. PAOK festoi një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi kundër Betis, ndërsa Crvena Zvezda mori tre pikë të arta në transfertë, duke triumfuar 0-1 ndaj Malmos.

Pas 7 xhirove të zhvilluara tabelën e kryesojn ë Lyoni dhe Aston Vila me nga  18  pikë para para  Freiburg  që ka  17 pikë

Continue Reading

Më të lexuarat