Site icon Tetova Expres

Ambasada amerikane uron Dumanin: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e llogaridhënies

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.

Ambasada amerikane shprehet se ky është një vlerësim i përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.

“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së publikuar në rrjetet sociale.

Ambasada e SHBA thekson se “do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”.

Exit mobile version