Site icon Tetova Expres

Zbulohet dokumenti/ Gjykata Kushtetuese as do ta shfuqizojë e as do ta ndërpresë zbatimin e Ligjit të Gjuhëve!

“Gjykata të mos inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. Ky është rekomandimi në referatin e gjykatësit-raportues, ku pasur qasje portali “360 shkallë” pas gjithsej 13 nismave të dorëzuara lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që hyri në fuqi më 2019, kurse për të cilin, të mërkurën do të vendos Gjykata Kushtetuese.

Përse të mos inicohet procedura? Sipas referatit, që përgatitet nga gjykatësi kushtetues, për shkak se Ligji për përdorimin e gjuhëve është futur në Kushtetutë.

“Përmbajtja e Ligjit të kontestuar për përdorimin e gjuhëve në tërësi ka bazën e saj kushtetuese dhe arsyeshmërinë në amendamentin 5 të Kushtetutës së RMV-së. Nga këtu, vlerësojmë se nuk mund të vehet nën dyshim kushtetutshmëria e tij, as lidhur me këtë amendament, as me nenin 51 paragrafi 1 dhe 2, neni 8 paragrafi 1, siç potencohet në iniciativat”

Kjo do të thotë se të mërkurën nuk do të inicohet procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në tërësi.

Jo vetëm kaq. Nuk do të ndalet as zbatimi i ligjit me miratimin e të ashtuquajturës masë kohore.

Advertisement

Në mënyrë plotësuese, propozohet që Gjykata t`i hedh poshtë nismat që kontestojnë dekretin për shpallje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Të rikujtojmë se Presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, nuk e dekretoi Ligjin, përkundër se Kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë, pasi një ligj edhe në procedurën e përsëritur do ta fitojë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.

Për këtë shkak, Ligji ishte publikuar në “Gazetën Zyrtare” dhe hyri në fuqi pa nënshkrimin e Ivanovit.

Gjithë kjo çon drejt konkluzionit se pas seancës së të mërkurës së Gjykatës Kushtetuese, në praktikë, nuk do të ndryshojë asgjë.

Ajo që propozohet për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë, janë formulime të përgjithshme në disa nene të ligjit, si dhe në dy dipozita konkrete – për simbolet e parave dhe zhvillimit të procedurave gjyqësore.

Advertisement

Nenet ose pjesët e neneve për të cilët propozohet inicimi i procedurës janë edhe pjesë të vërejtjeve të Komisionit të Venedikut, në mendimin e dhënë për ligjin në vitin 2019.

Exit mobile version