Site icon Tetova Expres

VLEN: Gjuha shqipe do të mbrohet

Trupi koordinues i koalicionit VLEN dhe kryetarët e partive sot kanë mbajtur takim ë të cilin siç thanë, kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në skenën politike në vend.Pas takimit, përfaqësues të VLEN-it mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa thanë se “BDI tenton ta manipulojë opinionin, me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski”.
Shqiptarët le të rrinë të qetë. Gjuha shqipe do të mbrohet. Truket e BDI-së për t’u paraqitur në mënyrë të rreme si shpëtimtarë të problemeve të vetëshkaktuara nuk kalojnë. Ata morën karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani është koha për kartonin e kuq.Korrupsioni mbi 20-vjeçar ka faturën e vet! Ai të zhvesh nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe të bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Prandaj, nuk mundet një i korruptuar të mbrojë diçka aq të rëndësishme sa është gjuha shqipe. Nuk mundet një parti që ka individë në lista të zeza ndërkombëtare të pretendojë se mbron kauzën shqiptare! Njëra me tjetrën nuk shkon!
Më tej u tha se koalicioni VLEN ka muaj që punon për heqjen e grackave dhe korrigjimin e gabimeve të regjimit të BDI-së.
Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e  tri neneve kyçe. Së treti, pasi kuptuan që do të jenë në opozitë, përmes instalimeve në Gjykatën Kushtetuese dëshiruan të shkaktojnë tensione ndëretnike për të shmangur përgjegjësinë për ish-funksionarët e tyre të korruptuar. Dhe tani, me tenda duan të paraqiten si shpëtimtarë të gjuhës shqipe. Koalicioni VLEN ka muaj që punon për heqjen e grackave dhe korrigjimin e gabimeve të regjimit të BDI- së. Ne nuk mburremi por veprojmë institucionalisht.”
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE në një kumtesë për media thonë se BDI po tenton që t’i fsheh krimet e tyre dhe të LSDM-së. Nga VMRO-DPMNE e quajnë dramë veprimin e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese.
“Drama e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese është drejtuar së bashku me LSDM-në dhe me sa duket është organizuar nga politikanë të përfshirë në vepra kriminale. BDI dhe LSDM kanë frikë se do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha krimet dhe tradhtitë që kanë bërë, ndaj organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, që të mos përfundojnë në gjykatë tjetër. BDI dhe LSDM duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, po fshihen dhe po
mbjellin mjegull përmes protestës”, thonë nga VMRO-DPMNE. TV KOHA
Exit mobile version