Të tubuar brenda tendave, përfaqësues të Frontit Evropian dhe mbështetës të tij, vazhdojnë të “ruajnë” gjuhën shqipe përpara Gjykatës Kushtetuese. Me Moton “roje të gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë të qëndrojnë së paku deri të mërkurën.Fronti Evropian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Bujar Osmani thotë se kësaj nisme i janë bashkëngjitur edhe persona jashtë vijave partiake.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Sela ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.Sa i përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja më 11 dhjetor
Zian Sela Shumë aktivist dhe zyrtarë të Frontit Europian mëngjesi sot i zbardhi nën tendën e vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Gjuhën Shqipe nga
zhbërja pas iniciativave që ka marrë Gjykata kushtetuese. Seanca e Gjykatës Kushtetuese është caktuar për më 11 dhjetor në ora 09 e 30 ndërsa në rend dite janë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve si pikë e parë. Ligji është në shënjestër të 13 nismave që përfshijnë 46 subjekte. Në seancë pritet të mos marrin pjesë gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. TV KOHA