Site icon Tetova Expres

Pas 12 vitesh, Teatri i Tetovës jep shfaqe për fëmijë

Pas më shumë se 12 vitesh mungesë të shfaqjeve për fëmijë, sonte në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të jepet premiera e shfaqjes për fëmijë “Revolta e presjes”.Drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi, shprehet optimist se në të ardhmen do të ketë më shumë shfaqje për fëmijë, ndërsa nënvizon faktin se kësaj rradhe këtë shfaqje e ka përkrahur komuna e Tetovës.
Në këtë shfaqe luajnë aktorët Sheqerije Iljazi, Arta Zejneli, Arsim Kaleci, Bekim Jahiu, Shkumbin Zeqiri, Lind Selimi dhe të tjerë. Autore e kësaj shfaqe është Diturie Neziri,në regji të Agim Abdulla, me muzikë të Blerim Qamilit, me skenografi të Bilgaip Koçishta dhe kostumgrafi të Azra Memetit.
Nga komuna e Tetovës thonë se gjithmonë janë treguar të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur aktivitetet kulturore në qytetin e Tetovës, dhe kështu të ringjallet akoma më tepër jetën kulturore dhe artistike në qytet.TV KOHA 
Exit mobile version