Site icon Tetova Expres

GRIPI STINOR KA MBUSHUR AMBULANCAT DHE SPITALET

Kohëve të fundit është rritur numri i kontrolleve dhe shtruarjes në spital të fëmijëve. Ndër shkaqet janë virozat dhe gripi stinor. Numri më i madh ishte gjatë fundjavës, ku numri i kontrolleve arriti deri në 100 në ditë, ndërsa i shtruarjes në spital deri mbi njëzet.

“Vërehet një rritje i numrit të kontrolleve në përgjithësi. Kjo gjatë ditëve të javës kur punojnë edhe mjekët amë numri i kontrolleve tek ne është pak më i vogël, mirëpo shihet një rritje e numrit gjatë fundjavave. Veçanërisht brenda 24 orëve, numri afrohet diku tek 100…Numri i hospitalizimeve qëndron diku 7 deri në 8 hospitalizime në 24 orë, nuk do të thotë që janë të gjitha viroza, vikendeve ditën 16 ndërsa njëzet e ca natën”, tha Besim Vejseli, pediatër.

Për shkak të ndryshimit të motit dhe ajrit të ndotur, fëmijët gjithashtu janë të rrezikuar të sëmuren nga viruset që prekin organet e frymëmarrjes.

“Në bazë të paneleve që i bëjmë, d.m.th të respiratorë panel, vërtetohet që virusi influenca, parainfluenca, respira-senticial virus, d.m.th preken rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes që janë më të shpeshta. Disa raste kalojnë në bronkite më të lehta ose bronkite te moshat më të vogla, ose ka raste edhe kur komplikohen, mirëpo bëhen hospitalizimet, dhe bëhet trajtimi adekuat”, shtoi Besim Vejseli, pediatër.

Mjekët apelojnë për kujdes më të shtuar ndaj fëmijëve, ndërsa për parandalimin e virozëve rekomandojnë që të bëhet vaksinimi i rregullt i fëmijëve. Gjithashtu rekomandohet ushqim i pasur me vitamina në mënyrë që të rritet imuniteti.

Advertisement
Exit mobile version