Platforma “Miqtë e Sharrit” nën udhëheqjen e Shoqatës Ekologjike Maqedonase, Shoqatës së Bjeshkatarve “Luboten” dhe Qendrës për Edukim dhe Zhvillim CED, organizoi një pritje të veçantë ku u ndanë mirënjohje për institucionet, organizatat joqeveritare, sektorin e biznesit, mediumet dhe aktivistët që kanë mbështetur funksionimin e platformës për më shumë se 9 vite.Kjo platformë, që nisi në vitin 2015, është bërë një shtyllë e rëndësishme për promovimin e zonës së Malit Sharr dhe zhvillimin e saj si një destinacion turistik të nivelit ballkanik dhe ndërkombëtar.Deklarata Metin Muharemi-CEDGjatë këtij aktiviteti u tha se një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të mbështesin misionin e platformës miqtë e sharrit. Sipas organizatorëve puna dhe dedikimi janë motivimi për të ecur përpara drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta.Së bashku mund ta bëjmë Malin Sharr një model të turizmit të qëndrueshëm dhe një perlë për të gjithë rajonin, sqaruan organizatorët.TV KOHA