Ndërkohë përmes një reagimi me shkrim nga Gjykata Kushtetuese thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë qëndrimet e asnjë partie për rendin e ditës më 11 dhjetor, respektivisht për kontestimin e ligjit për gjuhët në tërësi. Nga Kushtetuesja njoftojnë se të gjitha vendimet dhe arsyetimi i këtyre vendimeve, do të kumtohet pasi të përfundojë seanca përmes konferencës për shtyp. Kushtetutshmëria e ligjit për përdorimin e gjuhëve është pika e parë e rendit të ditës, nga gjithsej 10 pika në seancën e 11 dhjetorit.