Site icon Tetova Expres

HIV-SIDA, kërkohet terapi për pacientët

Shoqata e të prekurve nga HIV kërkon nga Qeveria që të sigurojë terapinë e nevojshme për pacientët e prekur nga sëmundja. Sipas Shoqatës buxheti i paraparë për vitin 2025, nga i cili janë ndarë 20 milionë denarë për terapinë e pacientëve me HIV, nuk është i mjaftueshëm për të gjithë pacientët. 30 për qind e pacientëve me Hiv, pranojnë terapi që është vjetruar, ndërsa gjithashtu nuk është sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Do të donim të apelonim deri tek Qeveria që të gjejë zgjidhje që të sigurojë minimumin e buxhetit të nevojshëm për mbrojtje nga HIV që është 130 milionë denarë, prej të cilave 109 milionë denarë për sigurimin e terapisë së duhur për të gjithë pacientët, duke përfshirë edhe ato që do të infektohen gjatë vitit 2025 dhe 21 milionë denarë për shërbimet e parandalimit, që është minimumi i funksionimit gjatë dy viteve të fundit”, tha Andrej Senih , Shoqata e të Prekurve nga Hiv. /Alsat.mk

Exit mobile version