Dy skuadrat tetovare në Ligën e parë të volejbollit vendor me fitoret kundër Rabotniçkit dhe Vardarit edhe zyrtarisht kanë siguruar pjesëmarrje në fazën play off.
Mbrëmë në Tetovë janë zhvilluara dy ndeshje të kampionatit vendor të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipi Universiteti i Tetovës ka zhvilluar ndeshjen e anuluar me Rabotniçkin, ndërsa Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të me Vardarin e Shkupit më çka kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e play off-it
Skuadra studentore Universiteti i Tetovës me një lojë të shkëlqyeshme shënoi fitore 3-1 në sete 25:14 21:25 25:22 dhe 25:21 kundër ekipit të Rabotniçkit. Në javën e 11-të është mysafire e liderit Strumica. Universiteti i Tetovës në 10 xhirot e zhvilluara të sezonit vjeshtor ka 7 fitore dhe 3 humbje.
Nga ana tjetër ekipi i Shkëndijës pasi që shënoi 50 vjetorin e themelimit mbrëmë në sallën sportive te gjimnazi i Tetovës në ndeshjen e parë të javës së 11-të mundi e me lojë rutinore mundi ekipin e Vardarit me rezultat maksimal 3-0 në sete 25:13, 25:20 dhe 25:19. Për ekipin kuqezi ishte kjo fitorja e 9-të sezonale kundrejt 2 disfatave dhe përforcon pozitën e vet në katër ekipet e para.
Nndeshjet tjera të javës së 11-të takohen: Janta Volej – Rabotniçki, UGD Shtipi – Susheva, Vesna Probishtip – Makedonija Xhio dhe Boreci – Skopje
Liria e Zherovjanit është e lirë.
Rezultatet e mbrëmshme
Shkëndija – Vardari 3-0 në sete 25:13, 25:20 dhe 25:19
Universiteti Tetovës – Rabotniçki 3:1 në sete 25:14 21:25 25:22 dhe 25:21
Shaban Sinani / TV Koha