Në qytetin e Tetovës, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” organizoi një event të veçantë për të shënuar Ditën Botërore të Poezisë Suedeze. Ky aktivitet përfshiu lexime poezish nga autorë suedezë si dhe diskutime mbi ndikimin e letërsisë suedeze në botë. Aktiviteti në fjalë, siç tha kryetarja e shoqatës, Behare Neziri, organizohet në vazhdën e bashkëpunimit që ka kjo shoqatë me Shoqatën Kulturore “Migjeni” e cila vepron në Boros të Suedisë. Ky aktivitet organizohet që 6 vjet radhazi.
Sokol Demaku, kryetari i Shoqatës kulturore “Migjeni” deklaroi se për 17 vjet radhazi kjo shoqatë punon në përafrimin e letërsisë suedeze dhe asaj shqipe me njëra tjetrën, duke marrë parasysh faktin se në Suedi jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.
Ndryshe, Shoqata Kulturore “Migjeni” vite më parë ka botuar edhe një antologji me poezi në gjuhën shqipe dhe suedeze. Ndërkaq, edhe Shoqata “Oeneum” shprehu angazhimin e saj për të vazhduar me promovimin e letërsisë në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.TV KOHA