Site icon Tetova Expres

SPB-Tetovë:Kujdes me kriptovalutat e rrejshme

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë informon qytetarët se është vënë re një aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave. Këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe fitime të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë për të investuar, kurse pasi që të jenë të siguruar vazhdojnë me mënyrë tjetër të mashtrimit, me ç’rast në rrjetet e tyre sociale i’u paraqitenë në formë të reklamave të sponzorurara për mënyrën e si ti kthejnë prap paratë e humbura, me të cilën gjithashtu vazhdojnë ta mashtrojnë viktimën.Pas kontaktit përmes mediave sociale, mashtruesit komunikojnë me viktimat përmes telefonatave, duke përdorur numra VIP që zakonisht duken si numra lokal, për të fituar besimin. Gjatë bisedës, ata i bindin viktimat që të instalojnë softuer të aksesit në distancë, me pretendimin se u nevojitet për t’i ndihmuar ata të krijojnë platformën e tregtimit. Pasi fitojnë akses në distancë në kompjuterin ose pajisjen celulare të viktimës, mashtruesit hyjnë në bankingun elektronik dhe transferojnë fonde nga llogaritë bankare të viktimave. Në shumë raste, viktimat mbeten pa para para se të kuptojnë se janë mashtruar dhe dëmet janë të konsiderueshme.Departamenti për Krime Kompjuterike këshillon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe vigjilent, kur komunikojnë me persona të panjohur të cilët ofrojnë këshilla financiare përmes internetit. Asnjëherë mos instaloni softëer për qasje në distancë me kërkesë të të huajve dhe kini kujdes nga telefonatat nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, informuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Exit mobile version