Muaji dhjetor na sjell një rast të veçantë reflektimi e përkujtimi, duke bashkuar tri figura madhore të historisë dhe të kulturës shqiptare, gjegjësisht përvjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, “poetit kombëtar”,përvjetorin e lindjes së Faik Konicës, si dhe ditëlindjen e rilindësit të fundit, Fadil Sulejmanit, themeluesit dhe Rektorit Historik të
Universitetit të Tetovës. Në këtë frymë, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës, nëpërmjet Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, e organizoi Orën Letrare me titull: “Gjergj Fishta dhe Faik Konica: Dy shtyllat e mendimit dhe kulturës kombëtare shqiptare”. Kjo ngjarje u zhvillua në Këndin e Kujtesës.
Berton Sulejmani dekan i Fakultetit Filologjik në USHT Përvjetorët e këtyre figurave të shquara, simbolizojnë përpjekjet e pandërprera të tyre për një Shqipëri më të fuqishme dhe më të përparuar, për një komb të shkolluar që ecën krah për krah me botën e qytetëruar, për një komb të bashkuar dhe të nderuar në arenën ndërkombëtare.TV KOHA