Site icon Tetova Expres

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull dhe borë në disa vende

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50m ka në qafën malore të Pletvarit.

Dëborë e lehtë po bie në Tetovë, Kodrën e Diellit, në qafën malore Strazhë dhe Mavrovë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version