Site icon Tetova Expres

Gashi: Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përbashkët

Në shënimin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, theksoi se korrupsioni mbetet sfida më e madhe për çdo shoqëri dhe shtet. Ai potencoi se lufta kundër saj duhet të jetë e përbashkët.

“Ky fenomen është adresë e përbashkët e çdo sistemi të shkatërruar, burim i problemeve dhe pengesë për çdo progres. Për fat të keq edhe në vendin tonë e minon besimin në insitucione, e pengoi zhvillimin ekonomik dhe ka kontribuar për shprënguljen masive të të rinjve. Na duhet shumë në këtë drejtim”, tha Gashi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe të përfshirë angazhim të përbashkët të insticioneve shtetërore, organizatat joqeveritare.

“Nëse korrupsioni është sëmundje, transparenca është mënyra e vetme e mjekimit. Zhvillojmë sisteme të reja digjitale, që do ta përmirësojnë llogaridhënie. Kemi krijuar regjistër të ri për OJQ, platformë që paraqet hap të konsiderueshëm për formim dhe politika inkluzive. Mund t’ju bind se do ta mbështes çdo nismë që pengon korrupsionin”, shtoi ai.

Ai përshëndeti punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe institucioneve tjera relevante, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk është detyrë vetëm e institucioneve shtetërore, por edhe e çdo individi.

Advertisement

“Duhet të japim hapa konkretë për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër korrupsionit. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të përparojmë drejt një shoqërie të pasur që ruan vlerat e transparencës dhe integritetit. Indiferenca favorizon korrupsionin”, bëri thirrje Gashi në aktivitetin e të gjithëve. 

Exit mobile version