Site icon Tetova Expres

Çellopek, Inspektorati paralajmëron masë disiplinore ndaj arsimtarit

Inspektorati Shtetëror i Arsimit paralajmëron masë disiplinore ndaj arsimtarit qw organizoi shfaqjen me rastin e 28 nëntorit në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek.
“Ju njoftojmë se Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk do të shqiptojë dënim për mësimdhënësin, por me Aktvendim me urdhër do ta udhëzojë shkollën që të fillojë procedurë disiplinore ndaj mësimdhënësit që ka kryer aktivitete që nuk janë planifikuar në programin vjetor të punës së shkollës si dhe në planin e aktiviteteve jashtëshkollore të mësimdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Nga ana tjetwr Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se përgjegjësi do të bart mësimdhënësi që ka organizuar këtë aktivitet pasi paraprakisht të vihen në dijeni drejtuesit e shkollës dhe ato të Komunës.
“Raporti për mbikëqyrjen në Çollopek është kryer. Inspektorët kanë konstatuar parregullsi, për çka përgjegjësi do të mbajë njëra nga mësueset që ka qenë organizuese e manifestimit, për këtë do të informohen edhe drejtori edhe kryetari i Komunës që të veprojnë sipas ligjit, por ajo që sipas meje është më e rëndësishme është se në këtë shkollë, por edhe në disa të tjera ku kemi pasur raportime për parregullsi, ku sinqerisht nuk janë konstatuar parregullsi, por ka pasur një lloj revolte, ne do të zhvillojmë trajnime për bashkëjetesën, multikulturalizmin, multietnicitetin dhe për këtë do të kërkojmë mbështetje edhe nga OSBE-ja”, tha Janveska.
Edhe pse në paraqitjen e parë para mediave, drejtori i Shkollës Jasin Rekae mori përsipër organizimin e manifestimit, pas vizitës së inspektorëve ai ndryshoi qëndrimin, dhe në deklaratën e tij dhënë inspektorëve të arsimit, është distancuar nga ky manifestim me pretekstin se ai nuk ka ditur asgjë për pikën që përgatitej nga arsimtari. Reka sot përmes një sms porosie tha se ky manifestim as që ka qenë pjesë e programit vjetor të Shkollës.
“Është shfaqje fëmijësh dhe asgjë më tepër. Nuk ka pasur prapavijë as politike as përcjellje mesazhi ndarjeje apo lufte mos dashtë Zoti, thjeshtë ka qenë një shfaqje për fëmijë një manifestim apo shënim i datave historike të shqiptarëve që tradicionalisht festohet jo vetëm në shkollën tonë por në gjitha shkollat e vendit. Edhe ne si çdo vit e kemi festuar të njëjtën dhe asgjë më shumë, për të rikujtuar vlerat dhe traditat tona dhe luftën heroike të popullit shqiptar, asgjë më shumë”, tha Jasin Reka. Drejtor i Sh. F. “7 Marsi” Çellopek.
Në fokus të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit ishte edhe Shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, por sipas informatave nga ky Institucion, tek kjo shkollë dhe shkolla të tjera nuk janë konstatuar shkelje dhe nuk ka masa të ndërmarra./TV KOHA/
Exit mobile version