Vrasja në Çellopek, burg të përjetshëm për 60 vjeçarin Gjykata Themelore e Tetovës gjatë ditës së djeshme me burgim të përjetshëm ka dënuar 60 vjeçarin me iniciale I.I nga Çellopeku I Tetovës, i akuzuar për vrasje të dyfishte të dy kushërinjëve të tij. Rasti ka ndodhur me 27 dhjetor të vitit të kaluar ku viktimë mbetën babai dhe djali të cilët ishin kushërirë te autorit. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 60 vjeçari I cili ishte edhe i dyshuari kryesor për vrasjen.Avokati i familjes së viktimave thotë se ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave.“Në cilësinë e avokatit të palës së dëmtuar, njoftoj se pas publikimit të vendimit të shkallës së pare nga ana e Gjykatës, i akuzuari për vrasjen e dyshifsht të ndodhur më datë 27.12.2023, është shpallur i fajshëm për të gjitha akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij, dhe i njejti është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave dhe është një konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë për të siguruar që ata që kryejnë krime të tilla të mbahen përgjegjës për veprat e tyre. Në këtë moment, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha autoriteteve që kanë kontribuar në këtë proces, të cilët kanë mundësuar drejtësinë ta gjej vendin e vet si dhe familjes së viktimave për durimin dhe forcën që kanë treguar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ata dhe të sigurohemi që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të pakompromis”, tha Valon Adulhamiti, avokat i familjarëve të viktimave.TV KOHA