Site icon Tetova Expres

Koncert madhështor në Kopenhagë me rastin e ditës së flamurit

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, komuna e Tetovës organizoi një koncert madhështor me mbi 50 artistë e vallëtar në Kopenhagë të Danimarkës, këtijë manifestimi i printe kryetari i komunës së Tetovës z. Bilall Kasami dhe mysafiri special pronari i kompanisë Ecolog, filantropi i njohur zotëri Lazim Destani, si dhe qindra bashkatdhetar jo vetëm nga Maqedonia e veriut por edhe nga Lugina e Preshevës, Mitrovica, Kosova dhe Shqipëria.

Kryetari i komunës së Tetovës z. Bilall Kasami në fjalimin e tijë përshëndetës tha se është i kënaqur që në këtë ditë me rëndësi shumë të madhe për popullin shqiptar ndodhet në Kopenhagë për të festuar 28 Nëntorin me mërgatën shqiptare ai potencoi se me këtë koncert është munduar që BASHKATDHETARËVE të ua sjellë atë që ju mungonë në mërgim.

Pronari i kompanisë Ecolog filantropi i njohur zotëri Lazim Destani tha jam krenar që sonte jam me ju këtu në Kopenhagë për të festuar 28 Nëntorin. Ai falemenderoi mysafirët që ndihmojn dhe janë shtylla kryesore e çështjes kombëtara që para 30 viteve duke filluar nga univerziteti i Tetovës e deri në tre luftrat duke mos kursyer asgjë. Destani përgëzoji të pranishmit edhe për arritjet e tyre në këtë vend skandinav si dhe për përkushtimin ndaj ruajtjes së kultivimit të vlerave kombëtare dhe lidhjeve me atdheun.

Në këtë KONCERT madhështor kushtuar Ditës së Flamurit dirigjuar nga artisti i njohur Tetovar z. JETMIR REXHEPI u krijua një atmosferë jashtëzakonisht e bukur dhe emocion pa fund, këngëtarët dhe valltarët e mrekullueshëm të ardhur special nga Tetova, Shkupi e Kumanova, kishin organizuar një program për mërgimtarët me këngë e valle burimore të folklorit tonë kombëtar.

Mërgata shqiptare me lotë në sy faleminderoi organizatorët për këtë organizim madhështor kushtuar festave të nëntorit që vendlindjen e tyre au sollën në Kopenhagen duke Faleminderuar poashtu gjithë bashkatdhetarët e tyre për emocionet e bukura që përjetuan së bashku, ndërsa përgëzuan të parin e komunës së Tetovës që çdo her mundohet të jetë pran tyre jo vetëm në koh të fushatave zgjedhore por edhe në festa të ndryshme si kjo e 28 Nëntorit.

Advertisement

Exit mobile version