Lajme nga vendi
Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Maqedonia në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të punojë seriozisht për nënshkrimin e Marrëveshjes multilaterale të organeve kompetente për shkëmbimin automatik të informacioneve, e cila do t’i bashkohet vendeve anëtare të Fondit global të OECD-së në luftën kundër evazionit tatimor në suaza globale, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila është pjesëmarrëse në Forumin global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet në Paraguaj.
Ajo e bëri të ditur faktin se në zbatimin e procesit të implementimit të standardeve të shkëmbimit automatik, kemi përkrahje nga OECD-ja, e cila ofron mundësi të mëdha për vendet që janë të gatshme të ndajnë informacione për ta luftuar evazionin tatimor. Ajo potencon gjithashtu se më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve që miratohen.
“Vendi tashmë po merr përkrahje teknike nga OECD-ja dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të ndërtojmë administratë tatimore që do të krijojë të dhëna adekuate, cilësore dhe korrekte, duke pasur parasysh faktin se aktualisht janë tetë sisteme të veçanta nga të cilat merren informacione”, theksoi ministrja, e cila potencoi se do të përshpejtohet digjitalizimi i proceseve, që është prioritet i Qeverisë dhe kjo mbështetet edhe nga formimi i ministrisë së re, respektivisht Ministrisë së Transformimit Digjital.
Ministrja theksoi se një nga çështjet në implementimin e këtij procesi është mbyllur dhe i referohet sektorit bankar, i cili është stabil dhe i fuqishëm dhe se me mbylljen e çështjes së dytë, sa i përket administratës tatimore, mund të pritet që në vitin 2027 të jemi tashmë në listën e vendeve që implementojnë standardet për shkëmbimin automatik të të dhënave.
Standardet e Shkëmbimit Automatik të Informacioneve (AEOI) janë mjet kryesor për juridiksionet, përkatësisht për shtetet, në luftën kundër evazionit tatimor dhe në mbrojtjen e integritetit të sistemeve të tyre tatimore. Forumi global ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve për përkrahjen dhe mundësimin e implementimit të shpejtë dhe efektiv të standardeve nga të gjitha vendet anëtare të Forumit global, të cilat janë mbi 170.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve