Site icon Tetova Expres

Miteva: Buxheti për vitin 2025 i Ministrisë së Transformimit Digjital më i madh për 200 për qind

Buxheti i përgjithshëm për projekte të informacionit dhe komunikimit të Ministrisë së Transformimit Digjital për vitin 2025 është më i madh për 200 për qind, në krahasim me vitet e kaluara – prej 154 milionë denarë në vitin 2023, 182 milionë denarë në vitin 2024, në 365 milionë denarë në vitin 2025, informoi sot zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva. 

Qëllimi ynë si Qeveri, theksoi Miteva, është ta transformojmë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut në shoqëri digjitale.

“Transformimi digjital nënkupton lidhje më të fuqishme dhe të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Për këtë për vetëm disa muaj pas marrjes së pushtetit parashikuam 80 shërbime të reja elektronike, lidhje të rritur të institucioneve dhe fokus në sigurinë kibernetike. Përmes këtyre projekteve dhe investimit në digjitalizim e sigurojmë pozitën tonë në botën digjitale”, theksoi Miteva.

Në pjesën e projekteve individuale për vitin 2025 është paraparë ndërtim i data qendrës bashkëkohore primare të të dhënave në Shkup, ku të gjitha organet e administratës shtetërore do të bashkëvendosin pajisjet e tyre.

“Me këtë shteti do të realizojë kursime të rëndësishme për shërbime të bashkëvendosjes. Kjo nënkupton përfshirje të ftohjes, sisteme të sigurisë, sisteme zjarrfikëse, mbikëqyrje dhe mirëmbajtje të hapësirave, ndërsa nga ana tjetër do të mundësojë ndalesë të transformimit digjital”, deklaroi Miteva.

Advertisement

Shuma e pritur e përgjithshme e projektit, theksoi Miteva, është deri 40 milionë euro, ndërsa me Buxhetin për vitin 2025 janë paraparë dy milionë euro për përgatitje të studimit të fizibilitetit dhe vërtetimit të lokacionit dhe mënyrës së sigurimit të qëndrueshmërisë.

Janë siguruar edhe 40 milionë denarë në Buxhet edhe përmes fondeve të tjera projektuese. Miteva paralajmëroi se Qeveria do të punojë në digjitalizimin e shërbimeve publike më të shfrytëzuara për qytetarët dhe kompanitë – kërkesa të dërguara në mënyrë elektronike dhe marrjen e dokumenteve të nevojshme përmes kompjuterit ose telefonit të mençur.

“Digjitalizohet marrja e shtetësisë në MPB, shërbimet në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Kadastrës. Kjo nënkupton se do të sigurojmë më shumë se 200 shërbime të reja në portalin e uslugi.gov.mk, që do ta dyfishojë numrin e shërbimeve në dispozicion”, deklaroi Miteva.

Përmes projektit në vlerë prej 60 milionë denarë do të punohet edhe në lidhjen sistematike të institucioneve për ndarjen e dokumenteve. Për momentin vetëm 20 institucione shfrytëzojnë sistem të përbashkët për punë elektronike, ndërsa me projektin ai numër do të rritet për të paktën 10.

Advertisement
Exit mobile version