Site icon Tetova Expres

“Serbia në rrugën e luftës”, eksperti austriak alarmon Kosovën për planet e Vuçiqit: Kujdes, në Krishtlindje mund të vijë…!

Në katër komunat e veriut të Kosovës javën e kaluar janë shfaqur posterë me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje”.

Këto mbishkrime po konsiderohen si provokime dhe kërcënime të radhës nga njerëz ose grupe serbe të lidhura me qeverinë e Beogradit.

Pavarësisht kësaj, shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re.

E në lidhje me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Së pari, ai përmendi luftën e Millosheviqit në Kosovë, si dhe paralajmërimet e SHBA-së.

Advertisement

Në vitin 1992, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush lëshoi paralajmërimin e Krishtlindjeve për Millosheviçin: “Mos i sulmoni shqiptarët në Kosovë dhe do të përballeni me fuqinë ushtarake amerikane”. Kjo gjë ka funksionuar deri diku. Shqiptarët në Kosovë jetonin nën regjimin e terrorit të aparteidit serb, por u shpëtuan nga makineria e luftës gjenocidale e Serbisë, kur Millosheviçi kishte nevojë për një viktimë të re për të shpërqendruar vëmendjen nga protestat masive të studentëve në Beograd kundër tij dhe kështu ai u kthye kundër shqiptarëve të Kosovës dhe filloi luftën e tij të katërt dhe luftën e tretë gjenocidale në një dekad.

Kështu, Amerikës iu desh ta ndalonte atë me forcë ushtarake në 1999. Dhe gjithë atë dekadë të humbur sepse SHBA-ja nuk e njohu Republikën 1. të shpallur nga Presidenti Rugova në shtator të vitit 1991, një nga gabimet më të mëdha tragjike në historinë e SHBA-së”, nënvizoi eksperti.
Po ashtu, Fehlinger tha se posterat e shfaqur në veri me mesazhet “Ne po vijmë për Krishtlindje”, janë paralajmërim i qartë se shteti serb sërish është në rrugën e luftës.
Kësisoj, tha se Vuçiqit, ai mund të tundohet sërish që të realizoj një sulm të ngjashëm me atë të Bansjkës, ose do tentojë edhe diçka më shumë.

Tani përsëri SHBA është në tranzicion presidencial dhe potencialisht po bën një gabim të ngjashëm që çon në luftë në Ballkan. Serbia është sërish në rrugën e luftës. 7 kërcënime lufte në 2 vjet dhe përsëri tani me afrimin e Krishtlindjeve posterat e Serbisë janë shfaqur në veri të Kosovës si një paralajmërim i qartë. “Ne po vijmë për ju gjatë Krishtlindjeve”. Dhe duke qenë se popullsia serbe është kundër Vuçiqit, ai mund të tundohet sërish për ndonjë sulm tjetër të Banjskës ose edhe më keq për një pushtim të plotë, ashtu siç bëri Rusia ndaj Ukrainës. Këtu, SHBA bën të njëjtin gabim si në 1991 dhe 1992, paralajmërim, por pa veprim, njohje apo integrim të mëtejshëm”, shpjegoi ai.

Në fund, eksperti austriak bëri thirrje për anëtarësim të Kosovës në NATO, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për paqe në Ballkan.

Madje, ai alarmoi Kosovën se lufta mund të vijë këtë Krishlindje, kësisoj kërkoi përgatitje, në mënyrë që të mos lejojë të ndodhë një gjë e tillë.

Advertisement
Exit mobile version