Në kongresin e 30të LSDM-ja zgjodhi përbërjen e re të Komitetin qendror i cili numëron 113 anëtarë, shkruan Alsat.
Në listë nuk u gjet asnjë deputet e asnjë anëtar nga kryesia e lartë e deritanishme e partisë. Mundësi fituan persona të rinjë të cilët do ta freskojnë partinë tha kreu i kësaj partie, Venko Filipçe.
Zv.kryetare e partisë u zgjodh Fani Karanfillova Panovska.
“Është person me të cilën njihem kohë të gjatë, dhe e di se në vete mbanë dhe beson fuqishëm në vlerat socialdemokrate. Ka marrë pjesë në punën e shumë organizatave qytetare, më së shumti në Fondacionin Shoqëri e Hapur dhe ka bashkëpunuar me subjekte të tjera juridike të cilat ndajnë vlerat siç janë të vendosura në postulatet e partisë tonë”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.
Karanfillova vjen në vend të Sanja Llukarevskës, e cila dha dorëheqje dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare.
Mbledhja e parë me Komitetin qendror do të mbahet këtë javë ku do të zgjedhën edhe anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv, nënkryetarët dhe sekretarët e partisë.
Duke mos ndarë detaje, Filipçe njoftoi vetëm se do të jenë persona të rinjë, me energji e të cilët deri tani nuk kanë qenë në asnjë funksion të lartë të partisë./ Alsat.mk