Partia Lëvizja Besa këtyre ditëve feston 10-vjetorin e themelimit që për këtë, organizoi manifestim në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Duke folur për rrugëtimin e Lëvizjes Besa, lideri Bilall Kasami tha se lëvizja BESA ka luajtur rol vendimtar edhe në proceset euro-integruese duke i përkrahur dhe duke qenë çelësi në çdo proces.Deklartaa Megjithatë, gjatë këtyre proceseve kemi bërë të qartë se rruga euro-atlantike nuk guxon të kalojë përmes shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, prandaj në referendumin e 2019-ës kemi bërë fushatë me moton “Po për NATO dhe BE, por si shqiptar dhe jo si përqindje”, ndërsa gjatë ndryshimeve kushtetuese kemi kushtëzuar pushtetin e asaj kohe për të hequr formulimin maqedon dhe për ta zëvendësuar me qytetar i Maqedonisë për shqiptarët në dokumentet identifikuese. Pushteti i kaluar, dështimin në rrugën integruese donte ta kamuflonte me projekte avanturistike si Open Balkan. Megjithatë, edhe atëherë si opozitë kemi deklaruar dhe tash si pushtet po e vulosim qartë se nuk bëhemi pjesë e projekteve që e shkelin Kosovën.Kasami nuk shmangu dot akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën e fajësoi për largimin e qindra e mijërave shqiptarëve nga trojet e tyre.“Jeni të vetëdijshëm se në 20 vitet e fundit, vendit tonë i është shkaktuar një dëm i madh nga largimi masiv i qytetarëve, një fenomen i paparë më herët, duke shkaktuar kështu edhe një tkurrje të madhe demografike. BDI, si pjesë e pushtetit, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë veprim për ta ndalur apo zbutur këtë largim masiv, por ka shfaqur një indiferencë të thellë edhe ndaj vetë diasporës. Ndërsa sot, kur kanë humbur pushtetin, shkojnë të vajtojnë në mërgatë, gjoja për gjuhën shqipe. Ata e kanë shkelur gjuhën shqipe dhe shqiptarët për 20 vite me radhë. Shembulli më i mirë për këtë është pikërisht ekzodi i shqiptarëve. Por vajtimet e tyre nuk janë as për gjuhën shqipe e as për mërgatën, por për humbjen e pushtetit dhe tenderëve”Si përfaqësues i koalicionit VLEN, mori pjesë edhe Izet Mexhiti, që siç tha, nuk përgatiti fjalim pasi shkoi në shtëpinë e vëllait, Bilall Kasamit,. Mexhiti tha se u munduan të tjerët të krijojnë përçarje në VLEN ndërsa për Besën.Mexhiti tha se fuqizimi i saj është edhe fuqizim i koalicionit.Në këtë përvjetor jubilar , të pranishëm ishin edhe ministrat Besar Durmishi dhe Fatmir Limani ndërsa kishte mysafoirë edhe nga partia e Arben taravarit dhe Alternativës. TV KOHA