Site icon Tetova Expres

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

Një shqiptar është vrarë me mjet prerës pasditen e djeshme në Bettola, provincë e Piacenzas në Itali.

Mediat vendase raportojnë se viktima është 42-vjeçari Nikolin Nika, i cili u gjet i plagosur në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria.

Nikolin Nika kishte marrë tre plagë në qafë, teksa shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë gjithçka për ta shpëtuar, por çdo përpjekje ishte e kotë.

Disa orë pas incidentit, karabinierët ndaluan një bashkatdhetar të viktimës në qytet dhe e çuan në selinë e provincës në Viale Beverora. Ai u mor në pyetje gjatë nga hetuesit, të koordinuar nga zv/prokurorja Ornella Chicca. Në përfundim të marrjes në pyetje ai u arrestua për vrasje me dashje dhe u dërgua në burg.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por lëndimi fatal mund të ketë ndodhur në fund të një sherri apo debati, i cili më pas degjeneroi në mënyrë të pariparueshme.

Advertisement

Tre plagët depërtuese në qafë janë shkaktuar nga një armë me tehe e cila ende nuk është gjetur nga policia.

Viktima Nikolin Nika, i cili prej vitesh jeton në Bettola, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët.

Exit mobile version