Zvicra është përfshirë nga reshje të dendura të borës mbrëmjen e së enjtes. Në qytete të mëdha si Cyrihu, Bernë, Lucerni e Bazeli ka rënë borë deri në 20 centimetra.
Me gjithë bukurinë e saj, reshjet e dendura kanë paralizuar disa pjesë të mëdha të këtyre qyteteve.
Policia kantonale e Cyrihut regjistroi rreth 150 aksidente nga ora 18:00 e së enjtes deri të premten në mëngjes. Mbi 120 aksidente trafiku vetëm në kantonin e St. Gallenit, ndërsa mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar në kantonin e Lucernit.blick.ch