Site icon Tetova Expres

Nëse humbim në zgjedhjet lokale, do të kërkoj shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, paralajmëron Mickoski

Në zgjedhjet lokale do të shohim si do të jetë rezultati i opozitës dhe nëse është i mirë, ndërsa ne si Qeveri humbim, menjëherë do të kërkoj shpërbërjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, thotë kryeministri Hristian Mickoski.

Në intervistë për televizionin shtetëror kosovar, Mickoski theksoi se dallimi në vlerësim si parti është 5:1, ndërsa sa i përket vlerësimit personal me liderin e opozitës 10:1.

Zgjedhjet lokale që duhet të mbahen vitin e ardhshëm për më pak se dhjetë muaj, sipas Mickoskit janë testi i parë.

“Nuk është problem të shkojmë në zgjedhje, numrat do të jenë të njëjtë, ndoshta edhe më keq. Kjo Qeveri ka legjitimitet që për katër vite t’ua japë qytetarëve atë që ka premtuar, por nëse duhet të shkojmë në zgjedhje dhe nëse ata mendojnë se duhet të bëhen zgjedhje, ne jemi gati që nesër të shkojmë në zgjedhje. Vitin e ardhshëm, për më pak se dhjetë muaj, kemi zgjedhje lokale. Ky është testi i parë. Nëse në zgjedhjet lokale marrim karton të kuq nga qytetarët, menjëherë shpallim zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse fiton opozita le të riorganizohet më në fund”, thotë Mickoski.

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u ngrit pasi lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe nga foltorja e Kuvendit gjatë mbledhjes për pyetjet e deputetëve i bëri thirrje kryeministrit Mickoski që ta kthejë mandatin sepse nuk i ka përmbushur premtimet.

Advertisement
Exit mobile version