Site icon Tetova Expres

Mickoski flet për ndalesat e ish-ushtarëve të UÇK-së: Çdokush që nuk ka shkelur ligjet maqedonase është i lirë të kalojë kufirin

Mickoski: Çdokush që nuk ka shkelur ligjet maqedonase është i lirë të kalojë kufirin

Duke folur për marrëveshjen për pika të përbashkëta kufitare Kosovë-Maqedoni, Mickoski u pyet se a do të ketë ndalesa për veteranët e UÇK-së bazuar në fletarrest të serbëve.

Kryeministri maqedonas deklaroi se çdokush që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, është i lirë të tranzitojë, të kalojë, e të qëndrojë aty.

“Prioriteti kryesor është respektimi i ligjeve maqedonase dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Ata persona që nuk i kanë respektuar ligjet dhe Kushtetutën maqedonase, pavarësisht qytetarë apo shtetas të kujt janë, kanë arsye të shqetësohen kur tranzitojnë ose qëndrojnë në Maqedoni. Gjithçka tjetër për ne nuk është temë bisede”, tha ai.

Exit mobile version