Sot në Muzeun e Alfabetit në Manastir me fillim nga ora 17:00, Shoqata e Shkrimtarëve ABC poetike Shkup në kuadër të festave të nëntorit organizon “Orë Poetike” kushtuar shkronjave shqipe.
Vullnet Sadiku kryetar i Shoqatës ABC poetike Shkup tha se në këtë aktivitet do të marrin pjesë 22 poetë nga Maqedonia e Veriut, Kosova Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe poetë nga diaspora.
“Poetët do të prezantohen me poezitë e tyre kryesisht poezi kushtuar alfabetit dhe shkronjave shqipe. Ky është viti i katërt që si ABC poetike organizojmë “Orën poetike” mbarë kombëtare. Festa e 22 Nëntorit është ditë e shenjtë për ne dhe ju përkushtohet vëmendje e madhe nga i gjithë populli shqiptar”, tha Sadiku.
Ky aktivitet organizohet nga vullneti i madh i poetëve pjesëmarrës dhe nga Shoqata ABC poetike Shkup. Portalb.mk