Për nder të festave të Nëntorit, Komuna e Tetovës do të shënojë këto ditë festive me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.
Besarta Ramadani zëdhënëse e Komunës së Tetovës tha se ky nëntor do të jetë i veçantë shkaku i vizitës në Kopenhagë – Danimarkë dhe me organizimet që do të bëhen atje ku edhe diaspora do të mund të festojë.
“Besoj që kjo të bëhet traditë, që çdo vit të prekim nga një vend ku ka shqiptarë dhe të festojmë së bashku”, tha Ramadani.
Përveç vizitës në Danimarkë, në Tetovë do të ketë shumë aktivitete të tjera të cilat do të fillojnë nga nesër (20 nëntor) dhe do të zgjasin deri më 28 nëntor.
“Kur vjen muaji nëntor, ne veç se më jemi të përgatitur më një sërë eventesh që mbahen për nder të festive të nëntorit. Sikur vitet e kaluara edhe këtë vit aktivitetet kanë filluar që nga data 14 nëntor dhe do të vazhdojnë deri më 28 nëntor. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit jemi shpërndarë me aktivitete në vende të ndryshme”, tha Besarta Ramadani.
Kjo është agjenda e ngjarjeve që do të mbahen nga nesër e në vijim.