Site icon Tetova Expres

Durmishi në OnTime tregon se çka u bisedua në takimin ndërqeveritar mes Maqedonisë dhe Kosovës

Durmishi në OnTime në Televizionin Koha tregon se çka u bisedua në takimin ndërqeveritar mes Maqedonisë dhe Kosovës Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në emisionin OnTime foli për shumë projekte që kanë bisedu në mbledhjen ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Durmishi tha se theks i veçantë i është vënë lehtësimit të qarkullimit mes këtyre dy shteteve, duke kumtuar lajmin se nga 1 janari i këtij viti do të filloj funkionimi i modalitetit ONE STOP, ose hyrje hyrje, pra policia do të patrolloj së bashku dhe do të regjistrohen vetëm hyrjet duke shmangur kështu kolonat e gjata. Durmishi gjithashtu tha se është folur për realizimin e projekteve të rrugës Shkup-Bllacë, 10 kilometrat e mbetura që tha se sipas parashikimeve duhet të kryhen per 1 vit nga tash. Ministri i Ekonomis dhe Punës shtoi se do të bëhet çmos që edhe rruga Tetovë-Prizren do të jetësohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Pavarësisht thirrjeve të opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut ndaj Qeverisë së Kosovës, që t’u tërheq vërejtjen Qeverisë së Maqedonis së Veriut për ndërhyrjet që parashihet të bëhën në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Durmishi tha se kjo nuk ka qenë temë diskutimi dhe se si koalicion VLEN do të angazhohen që të avansohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, e jo të dëmtohet. Sipas tij, këto janë vetëm tentime të opozitës shqiptare për ta defokusuar opinionin nga të arriturat e kësaj Qeverie. Durmishi tha se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare siç kërkon opozita pasi që sipas tij, qeverisë së re u duhet kohë për të punuar dhe për t’u dëshmuar. Këto dhe shumë të tjera, Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës i tha në Emisionin OnTIme në Televizionin Koha, të cilin mund ta ndiqni në kanlet tona zyrtare në Facebook dhe Youtube. /TelevizioniKoha/BesianLeka/

Exit mobile version