Site icon Tetova Expres

Vazhdon debati i Komisionit për propozim-buxhetin për vitin 2025

Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e Komisionit për financim dhe buxhet në ditën e katërt të rendit të ditës është Propozim-buxheti për vitin 2025, ndërsa mbledhje duhet të mbajnë edhe Komisioni për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit.

Debati i Komisionit për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente nga të cilat 204 nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

Me propozim-buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41,350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga PBB-ja e planifikuar, ndërsa parashikohet rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind.

Gjatë debatit të deritanishëm, deputetët e pushtetit besojnë se Propozim-buxheti është zhvillimor dhe do t’i përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve, sepse parashikohet rritja e pensioneve, do të respektohen marrëveshjet kolektive, ndërsa do të ketë edhe rritje pagash në disa sektorë, ndërsa nga opozita vlerësojnë se nuk do të ketë standard më të mirë jetesë për qytetarët, ndërsa Propozim-buxheti i Qeverisë është manipulues dhe nuk ka kurrfarë vizioni, nuk është zhvillimor por i kushtueshëm, jo familjar, parazgjedhor dhe parashikon rritje joreale të PBB-së prej 3,7 për qind.

Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për evidencë amë – Lexim të parë, si dhe Raportet vjetore të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë te informatat nga karakteri publik për vitin 2023, për punën e Këshillit Inspektues për vitin 2023, për punën e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve për vitin 2023.

Advertisement

Komisioni për Kulturë dhe Turizëm do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kulturë në lexim të parë dhe për Grupin themelor të punës për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025. Sot do të mbajë mbledhje Komisioni-juridik-ligjvënës ku janë disa propozim-ligje.

Exit mobile version