Qarkullimi mes stacioneve hekurudhore “Kadina Reka” dhe “Zelenikovë” është ndërprerë pasi që dje, në ora 21:37, një tren transportues ka dalë nga shinat, informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QMK) Shkup, duke iu referuar Hekurudhave të Maqedonisë. Në aksident nuk ka persona të lënduar.
“Ekipe të Hekurudhave të Maqedonisë janë në terren dhe punojnë në zgjidhjen e situatës”, njoftoi QMK-ja.