Reprezentacioni mbrëmë ka zhvilluara séance e fundit stërvitore para sfidës së sontme që fillon në ora 20 e 45, ndërsa para stërvitjeve u mbajt press konferenca zyrtare ku të pranishëm ishin seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe zëvendës kapiteni Stole Dimitrievski . Seleksionuesi Milevski për ndeshjen e sontme para gazetarëve u shprehë tepër optimist pasi ka besim maksimal tek te përzgjedhurit e tij të cilët si gjithmonë japin më të mirën nga vetja e tyre.“Presim një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo e Rigës dhe duhet të hyjmë sa më shumë në ndeshje për të konfirmuar formën tonë të mirë. Këta djem, pavarësisht problemeve nga klubet, gjithmonë e lënë pas dhe gjithmonë japin maksimumin. Ata kanë respektin tim. Karakteri i tyre është në nivelin më të lartë dhe gjithmonë japin maksimumin në stërvitje te klubet. Ata janë në filmin e tyre kur luajnë për Maqedoninë dhe harrojnë gjithçka. Secili ka planin e tij, fokusi është se si do të luajmë. Ne jemi të gatshëm dhe gjithçka do të varet nga ne, vendosim vetë dhe qëllimi është vendi i parë”, tha Milevski.Gardiani i reprezentacionit të vendit tonë Stole Dimitrievski tha se edhe në këtë ndeshje shpreson që porta e tij të mbetet e pa prekur ashtu si në tre përballjet e fundit “Edhe pas kësaj ndeshje dua të ruaj portën e pastër. Nuk ndjejmë presion. Kur them se dua rrjetë të pastër, më sjell lumturi dhe realisht nuk pranoj gol”, tha Dimitrievski.Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni, luhet sonte me arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në ora 20 e 45, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Armeni – Ishujt Faroe luhet në Jerevan fillim në ora 18:00. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Maqedonia me 10 pikë, para Armenisë dhe Letonisë me nga 4 dhe Ishujt Faroe me 3 pikë.