Site icon Tetova Expres

Bexheti i kënaqur që qeveria nuk shkurtoi mjetet, UEJL këtë vit funksionon me shtatë fakultete

Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë, është ndër institucionet e rralla në vend që për vitin e ardhshëm nuk i është shkrurtuar buxheti nga qeveria.Ndonëse është universitet privat jo fitimprrës dhe menaxhohet me vetëfinancim, megjithatë një pjesë të buxhetit merr nga qeveria, kryesisht për financimin e bursave.Këtë e ka bërë të ditur rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti, gjatë një interviste të dhënë për televizionin Koha. “Fatmirësisht vazhdon e njejta përkrahje, po të shihni në buxhetin që ka kaluar, është miratuar shuma që është kërkuar, ndonëse nuk ka buxhet kushedi se sa, për ne është një ndihmesë e madhe sepse aty financohen bursat e studentëve, ku gati 70 përqind e atyre mjete shkojnë për bursa, 30 përqind bazën infrastrukturtale, sepse edhe ata fëmijë që janë këtu janë fëmijë të atyre taksapaguesve të këtiuj shteti.Fatmirësisht, është i vetmi institucion që ka kaluar në qeveri, buxhetin aq sa ka qenë i propozuar.Në të gjitha institucionet, jo vetëm të arsimit të lartë, në të gjithë shfrytëzuesit buxhetor, ka shkurtime të mëdha.Që do të thotë se edhe ky rotacion politik që ka ndodhur e ka pranuar këtë universitet me të gjitha specifikat.Mbetet universiteti në tre gjuhë, mbetet institucioni i vetëm me shumë veçori sa io përket tregut të punës, impaktin që ka në aspektin social, por mos harrojmë edhe për kujdesin që tregojmë për kulturën” tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti, shkruan Tv Koha. Drejtuesit e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë shprehen të kënaqur edhe këtë vit me numrin e studentëve të regjistruar.Ka një rritje prej 7 përqind, krahasuar me vitin e kaluar. “Përndryshe, regjistrimi rezultoi me një rritje prej shtatë përqind të numrit të studentëve në përgjithësi në programe të caktuara studimore, ku edhe nga aspekti i interesit, edhe nga aspekti i cilësisë edhe nga aspekti numerik jemi shumë të kënaqur.Pavarësisht se si do të shkojë gjendja e arsimit të lartë e cila varet nga arsimet paraprake që nuk është shumë e mirë, megjithatë jemi të kënaqur.Rritja më e madhe është në fakultetin e shkencave shëndetësore, është rikthyer çuditërisht interesimi për fakultetin ekonomik dhe të administrim biznesit, është stabilizuar numri i studentëve në shkencat kompjuterike, me gjasë tregu i punës e jep mesazhin e ve, pra në një farë mënyrë është krijuar fakulteti i shkencave teknike , janë tërhequr drejtimet tjera prej nga kemi formuar fakultet të ri të Politeknikut dhe tash universiteti ka shtatë fakultete” deklaroi Bexheti, raporton Tv Koha. Rektori I UEJL-së është shprehur se gjenerata e re që është pranuar këtë vit akademik, është mjaft e përgatitur, pasi që sipas tij, është një gjeneratë që nuk e ka kapur mësimi online gjatë pandemisë dhe rezultatet nga kolekfiumet e para kanë qenë të mira. Bexheti kërkon që në të ardhmen edhe programet studimore më shumë të fokusohen edhe nga intelegjenca artificiale sepsebota në këtë drejtim ecën me shpejtësi të madhe.Urim/Hasipi Tv Koha.

Exit mobile version