Lajme nga vendi
Versius – roboti që funksionon me akses minimal është prezantuar në “Zhan Mitrev”

Versius, sistemi inovativ robotik kirurgjik i krijuar për të kryer operacione robotike me akses minimal, u prezantua sot në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Publiku profesional, mjekësor maqedonas u njoh me robotin më të vogël kirurgjik, i cili mund të kryejë procedura laparoskopike dhe minimale invazive dhe nga përdorimi i të cilit përfitojnë pacientët dhe kirurgët dhe të gjithë profesionistët mjekësorë.
Teknologjia Versius përfaqëson një ndërfaqe dixhitale (digital interface) ndërmjet kirurgut dhe pacientit. Përbëhet nga një tastierë pune që menaxhohet nga kirurgu dhe 4 krahë, njëri prej të cilëve përmban kamerën dhe krahët e tjerë përmbajnë instrumentet. Të gjithë krahët janë modularë dhe imitojnë plotësisht lëvizjet e dorës së njeriut (shpatull, bërryl, kyç). Ato mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por të gjithë punojnë së bashku në mënyrë të sinkronizuar. Procedura robotike redukton humbjen e gjakut, dhimbjen pas operacionit dhe kohën e rikuperimit të pacientit.
Versius shërben si asistent i kirurgëve në fusha të ndryshme të mjekësisë, veçanërisht në urologji, histerektomi laparoskopike, gastroenterohepatologji dhe gjinekologji, në rastet kur përdoret një qasje laparoskopike ose procedura minimale invazive, e cila kryhetnëpërmjet një sërë prerjesh të vogla në të cilat futet pajisja, diçka që është e paarritshme për miliona njerëz në mbarë botën.
Versius është një shpikje e kompanisë britanike Cambridge Medical Robotics Surgical, me ndihmën e së cilës janë kryer më shumë se 20 mijë procedura në më shumë se 20 vende.
Spitali klinik Zhan Mitrev gjithmonë përpiqet të përmirësojë teknikat e punës duke implementuar dhe përdorur metodat më inovative, duke ndjekur hapat e fundit të epokës së re dixhitale në fushën e mjekësisë, nga e cila pacientët kanë përfitimin më të madh.
Lajme nga vendi
Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

Ambasadori i BE-së në Shkup Michalis Rokas, sot në Ohër e vlerësoi pozitivisht Raportin e Parlamentit Evropian, duke thënë se ai jep mbështetje për procesin integrues të shtetit dhe procesit reformues, sidomos reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet shteti.
Në lidhje me nenet kontestuese në Raport për identitetin dhe gjuhën, ai tha se Parlamenti Evropian është institucion i pavarur që sjell vendime politike në pajtim me procedurat e brendshme.
“Më e rëndësishme është të theksohet se identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Identiteti dhe gjuha mbrohen më mirë me anëtarësim të plotë në BE”, tha Rokas.
Lajme nga vendi
Aksione në klubet e natës në Tetovë dhe Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja

MPB Maqedoni njofton se midis natës 9 dhe 10 korrik 2025, nga ora 22:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, në bazë të një plani të përgatitur paraprakisht nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme të Gostivarit, u krye kontroll aksionar në një objekt hotelerik – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga fshati Zhelinë, për zbulimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të qëndrimit turistik.
“Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën pesë shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 24 deri në 50 vjeç. Gjithashtu, në një objekt hotelerik – klub nate në fshatin Zubovcë, Gostivar, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetase femra të Republikës së Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 vjeç”.
“Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ato u ndaluan në Stacionet Policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.lajmpress
Lajme nga vendi
QMK: Nëntë zjarre janë aktive, nën kontroll katër

“Aktive janë nëntë zjarre në ambient të hapur deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 gjatë ditës së djeshme”, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nën kontroll janë katër zjarre, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar.
Nëntë zjarre janë aktive në zona të hapura që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 dje, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Katër zjarre janë nën kontroll, një është lokalizuar dhe 49 janë shuar.
QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është kapluar bimësi e ulët, në fshatin Vizbeg në Shuto Orizare ku po digjet një deponi, në Prilep – fshati Beshishtë, një vend i quajtur “Beshishki rid”, pyll i përzier. Në zjarret në Makedonski Brod, është kapluar pylli dhe shkurret, midis fshatrave Creshnevë dhe Lokvica, bimësi e ulët nga një zjarr i përhapur nga fabrika “Samokov” në fshatin Ramne, si dhe pyll i përzier në fshatrat Sllatinë dhe Kovçë. Gjithashtu në komunën e Çashkës, nën “Sollunska Glava”, pranë vendit të quajtur “Burimet e Babunës” dhe “Babina Dupka”, ka tym në pjesën shkëmbore, ndërsa po digjet edhe pylli me kërcell të ulët në fshatin Nikoliq në Dojran.
Është lokalizuar zjarri në Koçav, në një vend të quajtur Babishte, ndërmjet fshatrave Jastrebnik dhe Polaki, ku janë kapuar bimësi e ulët dhe pyll i përzier.
Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarret në Dellçevë në Deponinë e qytetit “Ostrec”, në Vinicë – fshati Dragobrashtë (bimësi e ulët), në Kriva Pallankë – fshati Gradec dhe fshati Lozakovë dhe në Zhelinë – fshati Larce – lokacion ndryshe (pyll i përzier).
LAMM sot në mëngjes kumtoi se komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkup – GJP për VK Bllacë dhe në të dy drejtimet e rrugës eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë. Komunikacioni në këto rrugë ishte në ndërprerje për shkak të zjarrëve.
Për shkak të situatës me zjarret në Qeveri mbrëmë pati mbledhje Shtabi i Krizës, ndërsa është aktivizuar edhe mekanizmi evropian për ndihmë në përballje me zjarret.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi pas mbledhjes së Shtabit të Krizës se shkak për përhapjen, në masë të madhe ishin kushtet e pavolitshme të motit dhe era e fuqishme, por për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri afër kapaciteteve kyçe infrastrukturore, rrugëve, rajoneve dendësisht të banuara dhe objekteve private.
“Maksimalisht po vihen në funksion të gjitha kapacitetet e shtetit, me atë që duhet të theksoj se nga Greqia janë dhënë për ndihmë dy kanaderë, të cilët do të vihen në funksion, si dhe dy ekipe këmbësorike të cilat janë vënë në dispsozicion përmes mekanizmit të BE-së. Të gjitha institucionet qeveritare tërësisht janë mobilizuar dhe janë përfshirë aktivisht në terren. Në gjendje gatishmërie janë vënë 300 ushtarë, prej të cilëve rreth 150 aktivisht u përfshinë në terren, si dhe rreth 400 nëpunës policorë, të cilët u përfshinë aktivisht në terren”, deklaroi Toshkovski.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve