Site icon Tetova Expres

U mbajt seanca e dytë e Këshillit për Zbatimin e Projektit të Administrimit të Sigurimit Social – SIAP

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Gjoko Vellkovski e udhëhoqi seancën e dytë të Këshillit për monitorim të realizimit të Projektit për Administrim të Sigurimeve Sociale – SIAP.

Para të pranishmëve, Velkovski shkurtimisht iu referua projektit SIAP, zbatimi dhe koordinimi i të cilit është përgjegjësi e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe Këshillit për monitorimin e zbatimit të tij dhe rolin e Këshillit.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në administrimin e sigurimit social dhe përmirësimi i kuadrit ligjor që rregullon çështjet që lidhen me punësimin dhe formimin në punë të personave me aftësi të kufizuara dhe rishikimin e listës së vendeve të punës me stazh sigurimi me kohëzgjatje të shtuar (stazh i benificuar).

“Sipas aktiviteteve të projektit, mund të konstatohet se është një projekt mjaft kompleks dhe i gjerë nga pikëpamja që realizimi i tij përfshin pothuajse të gjitha institucionet e sigurimeve të detyrueshme sociale, madje edhe më shumë. Prandaj, është formuar një Këshill, detyra e të cilit është të monitorojë zbatimin e aktiviteteve brenda institucioneve përgjegjëse për zbatimin e projektit SIAP dhe afatet e zbatimit të tyre dhe të nxjerrë konkluzione për çështje që lidhen me zbatimin e aktiviteteve të Projekt”, tha Velkovski.

Advertisement
Exit mobile version