Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini sipas të gjitha gjasave pas përfundimit të dy ndeshjeve të nëntorit kundër Letonisë më 14 dhe Ishujve Faroe më 17 nëntor të vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, do të dorëhiqet nga funksioni i kryetarit të FFM-së, pasi këtij vendimi i parapriu presioni dhe sulmet e fundit ndaj tij, ndërsa paraprakisht, humbi mbështetjen e Këshillit Drejtues të FFM-së.
Sipas kuluareve të ndryshme dhe disa mediumeve kandidat i mundshëm për ushtrues të detyrës kryetar të FFM-së do të bëhet nënkryetari aktual Lazar Rakixhiev .
Si do që jetë Muamed Sejdini do të mbahet mend si kryetar më i suksesshëm në Federatën e futbollit të Maqedonisë, pasi gjatë mandatit të tij Reprezentacioni i Maqedonisë siguroi kualifikim përherë të parë në Kampionatin Europian të vitit 2020 (21)