Site icon Tetova Expres

KOMBËTARJA: OPTIMIZËMI THEKSUAR  PËR NDESHJET NDAJ  LETONISË DHE ISHUJVE FAROE

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në prag të dy ndeshjeve kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe bindshëm mban pozitën e parë në grupin 4 të divizionit C, në edicionin e katërt të UEFA Liga e Kombeve.

Edhe pse është e sigurt se do të përfundojë në pozitën e parë megjithatë ekipi po punon me intensitetin më lartë që në dy sfidat e fundit të arkëton 6 pikë për të arritur suksesin më të madh sa i përket pikëve të fituara  në garat ndërkombëtare me çka në edicionin e radhës të pestin me do të garon në divizionin B, që edhe ishte objektivi i drejtuesve të FFM-së dhe i stafit teknik me në krye Blagoja Milevski. Ekipi edhe mbrëmë ka vazhduar me përgatitjet intensive ku vërtet ka një atmosferë pozitive, kë e pohoi futbollisti sulmuesi Bojan Çurlinov  thotë pikët nga këto ndeshje janë shumë domethënëse.

 “Pavarësisht se jemi të parët, pikët janë të rëndësishme për ne, sepse na çojnë në një vend të parë dominues në grup dhe për një vetëbesim të fortë përpara për të gjitha sfidat e ardhshme. Cilësia individuale nuk është aq e rëndësishme sa cilësia e ekipit, e cila del në sipërfaqe dhe sjell rezultate. Ky  seleksionim i reprezentacionit bazohet në cilësinë e ekipit” – thotë Çurlinov,

Gjoko Zajkov është i bindur se secili futbollist i reprezentacionit do të japë maksimumin në të dyja ndeshjet që të përfundojnë ciklin me  sukses maksimal pa  i nënçmuar ekipet kundërshtare.

 Po, ne e fituam atë ndeshje, por duhet të dini se Letonia është një kundërshtar shumë i mirë dhe luajti një ndeshje të madhe kundër nesh atëherë. Prandaj tani duhet të jemi shumë më të përqendruar, të japim maksimumin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe të konfirmojmë edhe një herë se jemi një ekip më i mirë. Nuk ka asnjë ndryshim për ne nëse luajmë kundër Italisë apo Letonisë. Ne përgatitemi maksimalisht për çdo kundërshtar dhe me të njëjtin synim ndaj të gjithëve – të fitojmë” – thotë qendër mbrojtësi Gjoko Zajkov.

Advertisement

 Reprezentacioni sonte do të zhvilloj seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë që fillon në ora 20:45

 Shaban Sinani / TV Koha/
Exit mobile version