Site icon Tetova Expres

SPB-Tetovë apelon dhe rikujton shoferët se nga data 15-nëntor fillon obligimi i tyre ligjor për posedim dhe mbajtje të detyrueshme të pajisjeve dimërore

Sektori Për punë të Brendshme-Tetovë apelon dhe rikujton shoferët se nga data 15-nëntor fillon obligimi i tyre ligjor për posedim dhe mbajtje të detyrueshme të pajisjeve dimërore të parapara me ligj, i cili do të zbatohet deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Drejtuesit e automjeteve, gjatë kësaj periudhe këshillohen të kenë goma dimërore me prerje në thellësi prej 4 deri në 6 milimetra, në varësi të gomave në fjalë dhe me zinxhirë, nëse përdorin goma verore. E njëjta gjë vlen edhe për kamionët, ndërsa autobusët është e paraparë të kenë edhe një lopatë.

SPB Tetovë do t’i përforcojë kontrollet në këtë plan dhe për shoferët që nuk respektojnë dhe nuk posedojnë pajisjet e detzrueshme ligjore do t’u shqiptohet gjobë prej 45 euro në kundërvlerë në denarë sipas nenit 361 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor. Në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, reshjeve më të dendura të borës etj., drejtuesit pa pajisje të tilla do të përjashtohen nga qarkullimi, veçanërisht nëse lëvizin në drejtim të Strazhës, Mavrovës apo Kodrës së Diellit. Kjo, për qëllim që të mos krijohen pengesa të panevojshme në rrugë dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e qarkullimit në rajon dhe më gjerë.

Exit mobile version