Në emisionin OnTime në Televizionin Koha, nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu tha se partia e tij dhe koaliiconi VLEN janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse nuk i sheh si të nevojshme. Sejdiu bëri me dije se një pushteti të ri i duhet kohë me e gjatë se 1 vjet për ta dëshmuar kapacitetin e tyre. Tutje Sejdiu tha se është e kuptueshme shqetësimi dhe ngecja e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se “E kuptojmë kryeministrin Mickoski për pasigurinë ndaj kërkesave të mundshme të ardhshme të Bullgarisë” dhe tha se deri sa të merret një garancë nga Sofia zyrtare se nuk do të ketë kërkesa të tjera, është e rëndë që të bëhen ndryshimet, edhe pse u deklarua se është për ndryshimet kushtetuese, si kusht kryesor për vazhdimin e rrugës integruese të vendit. I pyetur se çfarë do të ndodhë më koalicionin qeverisës në rast se nuk ndodhin ndryshimet kushtetese, Sejdiu nuk u pëgjigj prerazi, megjithatë tha se ndryshimet duhet të ndodhin edhe pse janë të dhimbshme, por janë gjë që duhet të tejkalohet. Nënkryetari i Lëvizjes Besa gjithashtu njoftoi se koalicioni VLEN do të jetë unik edhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbanen në tetor të vitit të ardhshëm. Sejdiu shtoi se në disa komuna të mëdha, vetëm se janë ndarë se cila parti do të ketë kandidat të tyre dhe se po vijon diskutimi për të zgjidhur edhe në komunat ku ende nuk është vendosur. Këto dhe shumë tema të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e plotë, të publikuar në faqen zyrtare të Televizionit Koha në Faceook dhe në Youtube. /BesianLeka/TelevizioniKoha/