Site icon Tetova Expres

Mos pastrimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, reagojnë banorët

Ruga Tetovë Kodra e diellit, që lidhë shumicën e fshatrave të malësisë së Tetovës por edhe qytetin me pikën turistike Kodra e Diellit kohëve të fundit është lënë në mëshirë të fatit.Edhe nga pamjet mund të shihet se kullosat dhe drunjtë që janë rritur kanë bërë që rruga të ngushtohet, ndërsa për kalimin e një veture dhe një kamioni apo autobusi , njëra duhet të hyjë në pjesën e papastruar.Zeqirja Qazimi ish kryetar I bashkësisë lokale të fshatit Shipkovic thotë se rruga është ngushtuar shumë, ndërsa ata kanë dëmtuar veturat e tyre. Sipas tij, ata paguajnë sigurim të automjetit, taksa për mirëmbaje të rrugëve, por punët nuk janë askund . “ Tash momentalisht kamionët dhe ndonjë autobus patjetër duhet të ngjitemi në dega I kemi qëruar veturat I kemi bërë në hall, nuk e dije kush e ka përkujdesen, por këtë vit nuk është punuar hiq tash përgjegjësia e kujt është atë vetëm një zot e dijë. Momentalisht shihet pak po ngushtë behët ja shiko, ma poshtë me keq është, se shumë kanë dal në rrugë në dy anët, dhe kur dalin ata në rrugë rruga ngushtohet ku do shkojmë I dëmtojmë pasqyrat I them sendet ngjitemi për drunj, thera harxhime paguajmë sigurim rrugësh sigurim veturash dhe më në fund I prishim.” Zeqirja Qazimi – ish kryetar i B.L Shipkovic Nga ndërmarrja rrugët e Maqedonisë thonë se për momentin janë duke lyer vizbardhat, ndërsa shumë shpjetë sipas tyre do të fillohet dhe me pastrimin e kësaj rruge. “ Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë për momentin është duke vizatuar vizë bardhat në rrugën Tetovë Kodra e Diellit ndërsa nga data 12 deri me datë 20 nëntor do të fillojnë punët për pastrimin e pjesëve anësore dhe drunjtë që kanë zënë rrugën.” thonë nga Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë.Rruga Tetovë Kodra e Diellit ka një gjatësi rreth 20 kilometra, mirëmbajtjen e saj e bën ndërmarrja rrugët e Maqedonisë. Banorët e Shipkovicës thonë se rrugën në fshatin e tyre e kanë pastruar vetë ndërsa ajo që është pjesë e rrugëve të Maqedonisë. Zakonisht pastrimi i drunjve anësor behët njëherë në vit por sipas banorëve asnjëherë nuk është bërë ashtu siç duhet. /TV KOHA/

Exit mobile version